25 nëntori është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, e vetëm pak ditë para kësaj date janë raportuar disa raste të dhunës, raporton Gazeta Sinjali.
Dje në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë rreth orës 21:30 një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka thënë se një grua është dërguar për tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj./Gazeta Sinjali/