image Dhuna në familje/ 5 raste për 24 orë në Kosovë

Siguri

Dhuna në familje/ 5 raste për 24 orë në Kosovë

news image

Vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima qoftë të bashkëshortëve apo edhe të familjarëve të tjerë janë femrat, raporton Gazeta Sinjali.

Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Kukësi” në Prishtinë, ku një person është arrestuar pasi që i njëjti ka demoluar orenditë e shtëpisë pas një mosmarrëveshje që e kishte me familjarët e tij.

Rasti i dytë është raportuar në Leposaviq, ku një femër e nacionalitetit serb nga fshati Vitanoviq është ankuar se është maltretuar psiqikisht nga bashkëshorti i saj.

Raste të dhunës në familje ka pasur edhe në Klinë, ku është arrestuar një person pasi që i njëjti në gjendje të dehur në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të vet.

Lidhur me këtë rast Gazeta Sinjali nga burime brenda policisë merr vesh se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa rasti fundit për të cilin Gazeta Sinjali merr vesh ka ndodhur në fshatin Bosce të Kamenicës, ku një femër e nacionalitetit serb është ankuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe si pasojë e lëndimeve i është dashur që të pranojë tretman mjekësor, ndërsa burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/