image “Dhuna duhet të dënohet ashpër”, reagimi i Haxhiut pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj

Politikë

“Dhuna duhet të dënohet ashpër”, reagimi i Haxhiut pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar se një vajzë 18- vjeçare ka vdekur pasi që dyshohet se e njëjta është keqtrajtuar nga dy persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas këtyre raportimeve ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Për këtë rast Haxhiu thotë se e kanë mësuar nga mediat dhe se dhuna e këtyre përmasave është alarm që të mobilizohen institucionet.

Dje nga mediat mësuam se një tjetër dhunim ndaj një vajze të re 18 vjeçare ka përfunduar me fatalitet. Dhuna e këtyre përmasave është alarm që duhet të mobilizojë institucionet e policisë, prokurorisë dhe gjykatave, t’i trajtojnë me prioritet e me seriozitetin maksimal rastet e tilla, kurse dhunuesit të vihen përballë drejtësisë.  Inkurajimit të qytetarëve për të raportuar dhunën, duhet t’i përgjigjemi me veprime konkrete, në gjetjen e dhunuesve dhe sjelljen e tyre përpara drejtësisë”, thotë Haxhiu.

Është e domosdoshme të veprojmë, pa vonesa, e me përkushtim maksimal.  Cenimi i lirisë, qoftë përmes ngacmimeve seksuale, shantazheve e deri te dhuna ndaj grave apo kujtdo tjetër, është e papranueshme dhe si e tillë duhet të trajtohet, pa kompromis ndaj dhunës, e me dënimin e merituar ndaj dhunuesve. Ky fenomen duhet të luftohet pareshtur. Dhuna nuk mund të normalizohet, si rrjedhojë duhet të dënohet ashpër”, shton Haxhiu. /GazetaSinjali/