Agjencia e monitorimit të ndryshimeve të klimës e Bashkimit Evropian Copernicus, ka raportuar se temperaturat në Evropë, në dhjetor 2019, ishin më të lartat të regjistruara ndonjëherë për këtë muaj.
Të dhënat tregonin se temperatura mesatare e ajrit në Evropë ishte 3.2 gradë Celsius më e lartë se standardja e referencës për dhjetorin për 1981-2010.
Temperaturat globale po ashtu thuajse arritën rekordin e vendosur në dhjetor 2015.
Ndërkohë të dhënat tregojnë edhe se 2019 ishte viti i dytë më i nxehtë i regjistruar me 0.59 gradë Celsius mbi mesataren.
Copernicus thotë se pesë vjetët më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, janë këto pesë të fundit.
Rezultatet janë në një linjë me parashikime të mëparshme të organizatës botërore të meteorologjisë dhe projektit global karbon, ndërsa përqendrimi i dyoksidit të karbonit në atmosferë vazhdon të rritet.