image Dalin pagat për muajin dhjetor

Kosovë

Financa/ Dalin pagat për muajin dhjetor

news image

Ministria e Financave tashmë ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin dhjetor.

Zëvendësministri në detyrë i Financave i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Fatmir Gashi ka deklaruar se janë ekzekutuar pagat e muajit dhjetor për të gjitha organizatat buxhetore.

“Ju konfirmojë se kemi ekzekutuar sot pagat për mbi 80 mijë punonjës të të gjitha organizatave buxhetore të sektorit shtetëror. Kjo me rastin e festave të fundit. Në emër të Qeverisë Haradinaj, ju urojmë më të mirat për vitin 2020. Mjetet janë derdhur në llogari dhe mund të tërhiqen”, tha Gashi./Gazeta Sinjali/