78 persona kanë humbur jetën pas temperaturave ekstreme në Washington, bëri të ditur Departamenti i Shëndetit Amerikan, shkruan Gazeta Sinjali.
Një valë të nxehti ka përfshirë Paqësorin Veriperëndimor në fund të qershorit.
Departamenti theksoi se shumica e vdekjeve ndodhën në King dhe Pierce. Konteja King ka raportuar të paktën 15 vdekje, ndërsa ajo e Pierce konfirmoi 12.
Sipas këtij departamenti dita më vdekjeprurëse e valës së të nxehtit ishte 29 qershori, kur humbën jetën 33 persona. /Gazeta Sinjali/