image Dhjetëra pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës - Sinjali

Dhjetëra pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 17 pacientë me COVID-19 dhe 33 post-COVID janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme të Kosovës.

Sipas SHSKUK-së, 15 pacientë janë me oksigjeno-terapi ndërsa 1 pacient është me maskë oksigjeni në mjekim intensiv.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19;

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 me maskë oksigjeni;

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë;

Spital i Pejës, 4 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë;

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient;

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin