image Dhjetë komunat që nuk e kanë asnjë rast aktiv me COVID-19

Shëndetësi

Dhjetë komunat që nuk e kanë asnjë rast aktiv me COVID-19

news image

Komuna e Prishtinës po vazhdon të jetë e para sa i përket numrit të rasteve aktive me koronavirus në Kosovë, me gjithsej 266 raste, shkruan Gazeta Sinjali.

Në bazë të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 352 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë të raportuara gjatë ditës së stome, 68 janë regjistruar në Prishtinë, kurse raste aktive në këtë komunë janë 328.

Gjilani është komuna e dytë me më së shumti raste të raportuara nga MSH gjatë ditës së sotme, ku kjo komunë ka 39 raste pozitive në 24 orë, kurse numri total i rasteve aktive është 168.

Në komunën e Ferizajt janë regjistruar edhe 28 raste të reja me COVID-19 për 24 orë, kurse numri total i tyre është 162.

Kurse nga të dhënat e publikuara nga MSH-ja aktualisht janë dhjetë komuna të cilat nuk e kanë asnjë rast aktiv me koronavirus si ajo e Leposaviqit, Zveçanit, Mamushës, Parteshit, Shtërpcës, Ranillugut, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Hanit të Elezit dhe Kllokotit.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 352 raste të reja me COVID-19 dhe një rast i vdekjes.

/Gazeta Sinjali/