Një rast i çuditshëm ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Gjakovë. Atje dyshohet se dhëndri e vjehrri janë përleshur mes vete, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton Policia, të dyshuarit janë rrahur e më pas janë therur me thikë mes vete.
Si pasojë e kësaj, lëndime ka pësuar edhe një e mitur, e cila ka raportuar në Polici se është rrahur nga babai i saj.
Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.