image Detaje të reja nga aksidenti ku një makinë ra në lumin Shkumbin

Siguri

Detaje të reja nga aksidenti ku një makinë ra në lumin Shkumbin

news image

Një automjet u aksidentua paraditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd duke përfunduar në lumin Shkumbin.

Policia ka konfirmuar tashmë se brenda makinës që ra mëngjesin e sotëm në Shkumbin ndodheshin gjashtë persona.

Fatmirësisht, tre prej tyre u nxorën të gjallë, ndërsa është konfirmuar se tre të tjerë ndërruan jetë pasi u bllokuan në makinë.

Policia ndërhyri për të nxjerrë makinën nga lumi me eskavator dhe në atë moment njërin prej trupave të pajetë e mori rrjedha e ujit, ndërsa dy të tjerët u gjetën të vdekur brenda makinës.

Gjithçka ndodhi pasi makina që ra në lum u përplas me një tjetër automjet tip “Ford”.

Policia është duke kërkuar shkaqet e aksidentit që çoi në këtë tragjedi, ndërsa paraprakisht dyshohet lagështira dhe një parakalim i gabuar. /GazetaSinjali/