image Detaje të reja se si u grabitën 50 mijë euro në bankomatin e BKT-së në Prishtinë

Siguri

Detaje të reja se si u grabitën 50 mijë euro në bankomatin e BKT-së në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se hajnat kanë grabitur 50 mijë euro dje në orët e mëngjesit në bankomatin e Bankës Kombëtare Tregtare në rrugën “B” në Prishtinë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda BKT-së në kushte anonimiteti kanë dhënë detaje për këtë vjedhje grabitqare.

Si e kuptoi punëtori i sigurimit se po ndodh diçka?

Dje rreth orës 05:30 të mëngjesit hajnat kishin kryer grabitjen e 50 mijë eurove në këtë bankomat duke përdorur eksploziv dhe armë të gjata.

Pasi që është aktivizuar alarmi i kësaj banke, punëtori i kompanisë së sigurimeve “Delta Security” ishte afruar te bankomati, por në ato momente është vërejtur nga grabitësit, me ç’rast është sulmuar me armë të gjata zjarri në drejtim të veturës në të cilën ishte. I njëjti kishte arritur të dalë nga vetura(e cila është dëmatuar) dhe të largohej nga vendi i ngjarjes pa lëndime. 

Grabitësit e këtij bankomati dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit AUDI.

Bankomati i grabitur nuk ishte vizituar nga banka për më shumë se një javë

Të njëjtat burime të Sinjalit brenda BKT-së thonë se pas raportimit të këtij rasti, në Policinë e Kosovës është intervistuar dikush nga stafi i këtij filiali të bankës, të cilët kanë konstatuar se në bankomat kanë qenë 50 mijë euro por se për më shumë se 1 javë askush nga kjo bankë nuk ka qenë për ta viztuar ATM-në që ishte cak i grabitësve.  

Gazeta Sinjali mëson se rasti në polici është hapur  si “vjedhje grabitqare dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, derisa pritet të sigurohen edhe video-incizimet e kamerave për ta hetuar më tutje rastin.

/GazetaSinjali/