image Detaje të reja nga rrahja brutale e vajzave në Pejë, viktima nuk dëshiroi ta raportojë rastin në Polici

Siguri

Detaje të reja nga rrahja brutale e vajzave në Pejë, viktima nuk dëshiroi ta raportojë rastin në Polici

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një rrahje brutale të një vajze nga dy të tjera. Nga videoja, shihet se dy të dyshuarat e kanë goditur me grushte e shkelma viktimën. Sipas Prokurorisë dy të dyshuarat janë ndaluar për 48 orë.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi ka dhënë detaje të reja për rastin.

Ai tha se rrahja ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Sipas tij, viktima ka pranuar lëndime të lehta trupore, por ajo nuk ka dëshiruar ta raportojë rastin në Polici. Mirëpo pas qarkullimit të lajmit, Policia i ka marrë në stacion katër vajzat e përfshira në rrahje.

Fillimisht, Sipas Gashit viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarat janë ende duke u intervistuar.

/GazetaSinjali/