image Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Korçë, babai i fëmijës së gjetur pa jetë: Nuk jam i sigurt nëse është i imi

Shqipëri

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Korçë, babai i fëmijës së gjetur pa jetë: Nuk jam i sigurt nëse është i imi

news image

Bashkëshorti i gruas që futi foshnjën e saj në valixhe dhe që sot u gjet e pa jetë ka deklaruar në polici se nuk është i sigurt që fëmija është i tij.

Klodian Hasimllari është paraqitur në komisariatin e Korçës rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm.

Babai ka qenë para 1 muaji në Korçë pasi 40-vjeçarja ka qenë e sëmurë. Klodian Hasimllari ka ardhur për ta parë, ajo ka qenë me anemi të theksuar. Konfirmohet se foshnja është prematur, pra ka lindur para kohe dhe nuk ka qenë i formuar plotësisht.

I tronditur nga ajo që kishte parë, ai ka treguar për policinë: “Më vinte erë e keqe nga dhoma e gjumit, shkova kontrollova në dollapin e rrobave dhe pashë në valixhe një fëmijë. Unë kam më tepër se 1 vit që shkoj e vij nga Greqia sepse mundohem të mbaj familjen me bukë. Isha në Korçë para 5 muajsh, prandaj s’jam i sigurt nëse foshnja është e imja apo jo”.

“Kisha 5 muaj pa ardhur në Korçë. Pyesja gruan po ajo më fliste në vetën e tretë duke përmendur emrin e saj pa e ditur që po fliste për veten. Thoshte që “M…” (emri shkurt i 40-vjeçares) ka lindur fëmijë dhe e ka futur në valixhe. Jam shumë i tronditur nga ajo që pashë”, ka shtuat Hasimllari.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij pasi është shoqëruar nga forcat e Policisë është dërguar në Urgjencën e Spitalit aty ku u mor në pyetje nga mjekia neuro-psikiatër Nikolina Bode për të mësuar më shumë për gjendjen e saj mendore dhe psikike.

Ajo çfarë dihet është se nëna ka qenë nën kontrollin e mjekëve të Qendrës së Shëndetit Mendor. Mësohet se nëna është mjekuar pranë qendrës së shëndetit mendor gjë të cilën e vërtetojnë burimet e siguruara pasi emri i saj gjendet në librin e vizitave por burimi nuk tha nëse e sëmura është e kartelizuar pranë qendrës së shëndetit mendor.

Duke ju referuar të njëjtit burim mësohet se nëna nuk ka pranuar të marrë mjekimin e dhënë nga mjekët.

Mjekia Bode shprehet se familjarët e kanë konstatuar shtatzëninë e 40-vjeçares në muajin dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur shtatzënia ka qenë e dukshme.

Ata kanë tentuar ta vizitojnë por 40-vjeçarja ka kundërshtuar. Gruaja sipas mjekes është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor 3 vite më parë por nuk pranonte të mjekohej, raporton A2 CNN.

Sipas mjekes, 40-vjeçarja vuan nga çrregullime serioze të shëndetit mendor psikotike për shkak të të cilave ajo ka humbur lidhjen me realitetin duke pohuar se fëmijën e ka lindur dikush tjetër dhe jo ajo.

/GazetaSinjali/