image Detaje të reja nga aksioni i Policisë kundër drogës në Bukosh të Suharekës

Siguri

Detaje të reja nga aksioni i Policisë kundër drogës në Bukosh të Suharekës

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në një fshat të komunës së Suharekë, ku janë arrestuar dy persona.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se bëhet fjalë për fshatin Bukosh ku dy të dyshuarve u janë gjetur rreth 120 gramë dhe disa fara të kanabisit.

Të njëjta burime bëjnë me dije se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/