Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy vëllezër shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.
Aksidenti ndodhi në zonën e Chessa-s. Të dy jetonin në Arcile, e më i vogli prej tyre kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij ishte shtatzënë me një fëmijë të tretë.
Po ashtu dhe më i madhi kishte tre fëmijë. Sipas raportimeve, viktimat janë dy vëllezër, 37 dhe 44 vjeç.
Mediat italiane shkruajnë se aksidenti i dy automjeteve ka ndodhur pothuajse kokë më kokë.
Mësohet se në aksident është përfshirë një person i tretë, një i ri shqiptar 28-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga përplasja dhe u transferua në spitalin Misericordia.