image Si ndodhi përleshja në Mitrovicë ku u plagos i riu serb

Kosovë

Detaje/ Si ndodhi përleshja në Mitrovicë ku u plagos i riu serb

news image

Serbi i therur me thikë në Mitrovicë është një i ri i moshës 17 vjeçare, ka bërë të ditur për Sinjalin, Besim Hoti, zëvendës komandant i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore.

Ai ka theksuar se ngjarja ka ndodhur në mbrëmje, rreth orës 18:00 në urën kryesore mbi lumin Ibër.

“I riu serb në momentet kritike ka qenë i shoqëruar me dy persona të tjerë të këtij nacionaliteti, të cilët së bashku janë përfshirë në një  përleshje me një grup personash që supozohen se janë të nacionalietit shqiptarë”, ka njoftuar Hoti për Sinjalin.

Ai ka thënë se  policia është në fazën e hetimeve dhe se rasti me urdhër të prokurorit është iniciuar si lëndim i rëndë trupor. Hoti shtoi se pavarësisht se personat e përfshirë në këtë përleshje janë të dy nacionaliteteve ende nuk dihet nëse motivet kanë të bëjnë me urrejtje ndëretnike.

“I kemi mbledh xhirimet e kamerave që janë mbi urën e lumit Ibër dhe po besoj që prej atyre pamjeve mundemi me i pa rrethanat si ka ndodhë. Sipas  dëshmitareve supozohet se disa të rinj pasi kanë ndodhë incidenti kanë ikur në drejtim të jugut në Mitrovicë. Ata supozojnë që janë shqiptarë sidoqoftë mbeten hetuesit me i hetu këto rrethana.

I riu serb i therur me thikë aktualisht është duke u trajtuar në spital në veri të Mitrovicës. Mësohet se ai gjendet në sallën e operacionit dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë. /Sinjali/