Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, në rrugën “UÇK”, ku si pasojë e aksidentit, siç mësoi Sinjali, vdiq një 8-vjeçar.
Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet në Polici se 8-vjeçari kishte qenë duke ngarë biçikletën kur u godit nga vetura.
Shoferi i veturës është arrestuar, derisa trupi i fëmijës u është liruar familjarëve.