Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gjilan, pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar një polic, raporton Gazeta Sinjali.
Arsye e këtij sulmi sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan është një tiketë trafiku që policia ia kishin shqiptuar të dyshuarit.
I dyshuari për këtë sulm është A.I., 20 vjeçar, ndërsa polici që u sulmua është M.A., 41 vjeçar.
Këto burime i kanë thënë Sinjali, se i dyshuari nuk i kishte përfillur urdhrat verbale të policisë dhe e ka goditur njërin nga policët me grusht të dorës, për çka i është dashur të pranojë edhe tretman mjekësor, pasi që ka marrë lëndime në fytyrë.
I dyshuari për këtë rast me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.