image Detaje për kosovarin e arrestuar në Gjermani pasi falsifikoi pasaporta për disa vite

Drejtësi

Detaje për kosovarin e arrestuar në Gjermani pasi falsifikoi pasaporta për disa vite

news image

Ndaj një kosovari në Gjermani është ngritur aktakuzë pas dyshimeve për falsifikim të vulave të pasaportave.

Sipas mediumit “Haz.de”, Shefqet H kishte falsifikuar vulat e pasaportave për njerëz të cilët trafikonin drogë në Gjermani, e të cilët kryesisht ishin shqiptarë.

Tani prokuroria në Hanover ka ngritur aktakuza kundër kosovarit i njohur si “ambasadori”, të cilit në shtëpi i ishte gjetur puntoria e falsifikimit.

“Ambasadori” këtë veprimtari ilegale e kishte zhvilluar që nga viti 2017, e që besohet se për një vulë ishte paguar së paku 500 euro.

Shefet H nuk ishte hetuar nga autoritetet gjermane deri sa inspektorët zbuluan se vulat e pasaportave ishin të vjetëruar, pasi që nuk përdoreshin më nga autoritetet zyrtare.

Deri më tani data e gjykimit për kosovarin nuk është caktuar ende.

/Gazeta Sinjali/