image Detaje pas plagosjes së dy qytetarëve nga një polic në Dragash

Siguri

Detaje pas plagosjes së dy qytetarëve nga një polic në Dragash

news image

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali plagosjen që ndodhi në Dragash.

Sinjali raportoi se një polic ka plagosur dy qytetarë. Sinjali gjithashtu mëson se plagosja ndodhi në Glloboqicë.

Shaban Osmanollaj nga rajoni i Prizrenit, tha për Gazetën Sinjali se plagosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.

Pas një mosmarrëveshjeje mes 2 qytetarëve dhe policit ky i fundit i ka plagosur. Ka qenë jashtë orarit të punës. Të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë”, u shpreh Osmanollaj.

/Gazeta Sinjali/