image Detaje nga vdekja tragjike e punëtorit në Obiliq, i ra kapaku i cisternës së betonit

Kosovë

Policia/ Detaje nga vdekja tragjike e punëtorit në Obiliq, i ra kapaku i cisternës së betonit

news image

Një punëtor rreth të 60-ave ka vdekur mesditën e djeshme, teksa po punonte në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar mbrëmë për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Stacioni policor në Obiliq është njoftuar sot rreth orës 13:35 për një rast në fshatin Milloshevë, ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij të punës. Policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka inicuar rastin në fjalë si “asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, ka thënë Krasniqi.

Policia, në raportin 24-orësh njofton se derisa po e hapte kapakun e cisternës së betonit, kapaku është hapur me shpejtësi nga presioni i ajrit dhe e ka goditur punëtorin. Ai është dërguar në QKUK, por atje nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. shkruan Gazeta Sinjali.

Për këtë rast tragjik Policia e ka arrestuar përgjegjësin e kompanisë, i cili është dërguar në mbajtje.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i punëtorit është dërguar në Instiutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta Sinjali/