Sot në qytetin Nice të Francës ka ndodhur një sulm me thikë dhe sipas kryetarit të kësaj komune, Christian Estrosi, sulmuesi vazhdimisht thërriste “Allahu Akbar”, madje edhe pasi u arrestua nga policia.
Estrosi përmes një postimi në Twitter e ka cilësuar këtë sulm si terrorist dhe se kjo ngjarje ka ndodhur në ose afër kishës “Notre Dame” të qytetit, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas tij një nga njerëzit e vrarë brenda kishës besohej të ishte kujdestari i kishës.
“Sulmuesi vazhdonte të bërtiste “Allahu Akbar” edhe pasi ishte ndaluar, sulmuesi i dyshuar me thikë, u qëllua nga policia ndërsa po ndalohej, ai është duke shkuar për në spital dhe është ende gjallë,” u tha Estrosi gazetarëve.
Sulmi filloi rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një meshe në basilikën “Notre Dame”, që është kisha më e madhe katolike në Nice, ndërkohë Policia tha se tre persona u konfirmua se kishin vdekur në sulm dhe disa ishin të plagosur. /Gazeta Sinjali/