Gazeta Sinjali para pak minutash raportoi për një aksident që ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, ku autoambulanca kishte goditur rimorkion e një traktori të ngarkuar.
Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka dhënë detaje për Sinjalin, lidhur me këtë aksident.
Policia ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Stanovc, gjatë orës 05:00 të mëngjesit, ku automjetet kanë pësuar dëme materiale. /GazetaSinjali/