image Detaje nga grabitja e mbrëmshme në një këmbimore në Ulpianë

Siguri

Detaje nga grabitja e mbrëmshme në një këmbimore në Ulpianë

news image

Mbrëmë Gazeta Sinjali raportoi se në një institucion mikrofinanciar, ka ndodhur një grabitje.

Sot, Gazeta Sinjali përmes burimeve ka mësuar se grabitja ka ndodhur në këmbimoren “Ria Capital”.

Sinjali gjithashtu ka mësuar se nga aty janë grabitur 750 euro kesh.

Policia, pasi e ka arrestuar të dyshuarin, që ishte një 19-vjeçar, nga ai ka konfiskuar një shkrepës në formë pistolete, një palë dorëza, një palë syze dielli, një maskë, një thikë dhe para.

 /Gazeta Sinjali/