image Arrestohet një 19-vjeçar për grabitjen në "Ulpianë", mësohet edhe çka iu sekuestrua

Siguri

Arrestohet një 19-vjeçar për grabitjen në “Ulpianë”, mësohet edhe çka iu sekuestrua

news image

Policia e Kosovës, përkatësisht ajo nga rajoni i Prishtinës, ka njoftuar për Sinjalin se rreth orës 17:40 ka ndodhur grabitja e armatosur në një institucion mikrofinanciar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Menjëherë pas informatës të gjitha njësitë policore të rajonit të Prishtinës janë aktivizuar me shpejtësi dhe kanë nisur punën e tyre në drejtim të identifikimit të të dyshuarit, marrjes e përpunimit të informacioneve si  dhe kanë realizuar një operacion të rrufeshëm për kapjen e të dyshuarit. Ndërmarrja e këtij operacioni të shpejtë si dhe veprimet operativo- hetimore tejet të sofistikuara kanë rezultuar me kapjen dhe arrestimin e personit të dyshuar në ikje e sipër vetëm pak minuta pas ngjarjes”, njofton Policia për Sinjalin.

Me këtë rast është arrestuar F. R, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ai dyshohet me bazë të jetë  i implikuar në rastin e grabitjes në fjalë u krye në lagjen Dardania të Prishtinës përderisa i njëjti po përpiqej t’i shmangej ndjekjes së policisë.

Ndërkohë që policia ka arrestuar të dyshuarin, pas kontrollit të ushtruar ka arritur të gjej dhe sekuestroj;

•        Një revole të llojit dhe tipit të veçantë,

•        Një sasi të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet të jenë paratë e grabitura.

Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit si dhe ndërlidhjen eventuale të këtij të dyshuari me raste të tjera kriminale”, njofton Policia.

 /Gazeta Sinjali/