Mediat në Shqipëri raportojnë detaje të reja nga atentati ndaj Hekuran Billës që tronditi mbrëmë Tiranën.
Mësohet se drejt tij janë shtënë 11 plumba, dy prej tyre i kanë shkaktuar vdekjen.
‘Ora News’ raporton se 40 vjeçari kishte pesë ditë që kishte ardhur nga Belgjika. Autorët kanë qëlluar nga e djathta e automjetit pasi makina e viktimës ishte importuar nga Anglia.
Pista kryesore e hetimit është ajo e një vrasjeje për hakmarrje, por nuk përjashtohet pista e konflikteve për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij për shfrytëzim prostitucioni. /Gazeta Sinjali/