Mbrëmë Gazeta Sinjali raportoi se një 32-vjeçar në Prishtinë, më konkretisht në rrugën “Bill Klinton”, u arrestua për dhunë në familje. Ai madje bëri edhe rezistencë para se të arrestohej.
Gazeta Sinjali ka mësuar sot prej burimeve në Polici, se i njëjti e kishte kanosur me jetë nënën dhe vëllain e tij.
32-vjeçari, gjithashtu kishte qenë i armatosur dhe ia kishte drejtuar armën zyrtarëve policorë, kur këta të fundit kishin mbërritur në vendin e ngjarjes.
Policia, për arsye sigurie, kishte evakuuar edhe banorët e ndërtesës.
Kur policia arriti ta arrestojë të dyshuarin, gjatë kontrollit në banesën e tij janë konfiskuar një pistoletë me tre fishekë, një thikë, një shufër, një fishek, një jelek ushtarak, një maskë dhe një fotoaparat. /Gazeta Sinjali/