image Detaje nga aksidenti që ndodhi në Gllarevë të Klinës, tre persona bëhen për spital

Siguri

Detaje nga aksidenti që ndodhi në Gllarevë të Klinës, tre persona bëhen për spital

news image

Gazeta Sinjali të dielën raportoi për një aksident trafiku në fshatin Gllarevë të Klinës.

Lidhur me këtë rast, ka folur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai për Gazetën Sinjali konfirmoi se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, teksa ka bërë me dije se tre persona kanë pësuar lëndime të cilët më pas janë dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor.

“Rreth 12:00 ka ndodhë një aksident mes dy veturave në fshatinë Grallevë, si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë. Hetuesit kanë dalur në vend-ngjarje”, ka thënë Gashi. /Gazeta Sinjali/