image Detaje nga aksidenti Pejë-Prishtinë, ku mbetën të lënduar 16 persona

Siguri

Detaje nga aksidenti Pejë-Prishtinë, ku mbetën të lënduar 16 persona

news image

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, ku mbetën të lënduar 16 persona.

Policia e bëri të ditur se në këtë aksident ishin të përfshira katër vetura, kurse personat e lënduar u dërguan për trajtim në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar se në aksident të lënduar kanë mbetur edhe 5 fëmijë dhe dy gra shtatzëna, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

Kurse, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi bëri të ditur se si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime të rënda kurse të tjerët janë jashtë rrezikut për jetë.

/GazetaSinjali/