Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një aksident që ka ndodhur në fshatin Drenoc të Klinës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur pasi shoferi që po drejtonte furgonin në magjistralen Pejë – Prishtinë, ka humbur kontrollin mbi automjet duke kaluar në shirtin e kundërt të rrugës.
Si pasojë e aksidenti kanë kërkuar ndihmë mjekësore tre persona, ku një nga ta ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Sinjali mëson se 18-vjeçari ka thyer dorën, mirëpo gjendja e tij shëndetësore tashmë është stabile.