image Detaje ekskluzive: I vrari në Pejë dyshohet se është ish-ushtar i njohur i UÇK-së, u gjet i djegur në veturën e tij

Kosovë

Siguri/ Detaje ekskluzive: I vrari në Pejë dyshohet se është ish-ushtar i njohur i UÇK-së, u gjet i djegur në veturën e tij

news image

Gazeta Sinjali ka mësuar detaje të reja lidhur me vrasjen e mbrëmshme në Zahaq të Pejës.

Personi që u qëllua me breshëri automatiku e pastaj u dogj, dyshohet se është ish-ushtar i njohur i UÇK-së. Burime të besueshme të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se trupi i pajetë është gjetur afër shtëpisë së tij, Q.K., (emër i njohur për redaksinë).

Poashtu burimet e njëjta theksojnë se vetura në të cilën është gjetur trupi i djegur është në pronësi të ish-ushtarit, Q.K.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Duke u thirrur në burime të veta, Gazeta Sinjali raportoi se viktimën fillimisht e kanë qëlluar me breshëri automatiku pastaj ia kanë djegur trupin. /Gazeta Sinjali/