image Dështon Barcelona në derbin lokal me Espanyolin

Futboll

Sport/ Dështon Barcelona në derbin lokal me Espanyolin

news image

Barcelona u desh të kënaqet me një barazim 2-2 në udhëtimin e tyre për derbin lokal ndaj Espanyolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në La Liga.

Skuadra e Ernesto Valverdes ishte shumë afër një fitoreje të madhe me rikthim ndaj rivalit të urryer lokal, por u ndëshkuan në fund dhe barazuan.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Barcelonës, por ishin vetëm vendasit që shënuan gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 23-të dhe ishte David Lopez, i cili shënoi me kokë për 1-0, ndërsa për Barcelonën rastin më të mirë e pati Luis Suarez (42’), por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Në pjesën e dytë, Barcelona hyri me krejt tjetër fytyrë duke shpeshtuar sulmet dhe duke gjetur dy gola të shpejtë për të kthyer rezultatin.

Fillimisht ishte Suarez (50’) që shënoi për 1-1 pas asistimit të Jordi Albas, ndërsa Arturo Vidal (59’) shënoi me kokë për 1-2.

Në vazhdim të ndeshjes, vendasit u ngjallën në kërkim të golit të barazimit dhe atë e gjetën në fund të ndeshjes.

Ishte Lei Wu (88’), i cili vulosi rezultatin përfundimtar 2-2, pasi e kishin më të lehtë të shënonin me daljen jashtë të Frenkie De Jong (75’) me karton të kuq.

Pas këtij barazimi, Barcelona gjendet në vendin e parë me 40 pikë, po aq sa ka Real Madridi i dyti, ndërsa Espanyol renditet i fundit me 11 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blaugranët e presin Granadan, ndërsa Espanyoli udhëton te Villarreali.