Skuadra e PSG mbrëmjen e së djeshme i ka dhënë një leksion të mirë Real Madridit. Përveç se skuadra spanjolle humbi 3 me 0 në Parisë, Real Madrid nuk arriti të bëjë asnjë gjuajtje në portë.
Një gjë e tillë Real Madridit nuk i kishte ndodhur qe 578 ndeshje.
Portieri që u transferua nga Real Madrid për në PSG, Keylor Navas mbrojti dje portën e francezëve, por ai nuk u testua asnjëherë.
Futbollistët e Real Madridit nuk arritën që për 90 minuta ta godasin asnjëherë portën. Herën e fundit kur ata nuk arritën të gjuajnë në portë kishte ndodhur një dekadë më parë.
Sipas Optas, është gjithashtu hera e parë që Reali nuk kanë arritur të provojnë portierin kundërshtar në Ligën e Kampionëve që nga sezoni 2003/04, që zgjati 167 ndeshje./Gazeta Sinjali/