image Rahovec/ Smajl Latifi i AAK-së e Visar Korenica i VV-së në balotazh

Rahovec/ Smajl Latifi i AAK-së e Visar Korenica i VV-së në balotazh

news image

Smajl Latifi i AAK-së nuk ka arritur ta marrë Rahovecin pa balotazh, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu, Latifi do të përballet në balotazh me Visar Korenicen e Lëvizjes Vetëvendosje i cili ka marrë 24,78 përqind të votave.

Burim Krasniqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka arritur t’i marrë vetëm 15,83 përqind të votave.

Bejtullah Deliu i PDK-së ka arritur 11,36 përqind të votave. /GazetaSinjali/