Dëshmitari i tretë në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, e ka përfunduar sot dëshminë e tij para trupit gjykues të Dhomave të Specializuara të Hagës, shkruan Gazeta Sinjali.
Dëshmitari i tretë parashihej të dëgjohej edhe nesër, por pasi që dëshmia e tij ka përfunduar sot, seanca e nesërme është anuluar.
Gjatë seancës së sotme në rastin e Mustafës, dëshmitari gjatë deklarimit të tij, ka thënë se pasojat e asaj që i ka përjetuar gjatë luftës, vazhdon t’i ketë edhe sot.
“S’muj me fjet…shoh ëndrra. Këto gjëra janë përjetime shumë të rënda janë të tmerrshme të cilat i barti edhe sot. Një film nëse e shoh, me luftë ose diçka, kur shkoj në mbrëmje të flej, natën çona, djersitna shumë mi kujton ngjarjet, më vijnë zërat e njerëzve që më kanë torturuar”. është shprehur dëshmitari./GazetaSinjali/