image Dëshmitari në rastin e Mustafës: Ka pasë femra atje ku na kanë maltretuar, kam ende shenja

Drejtësi

Dëshmitari në rastin e Mustafës: Ka pasë femra atje ku na kanë maltretuar, kam ende shenja

news image

Procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa në Dhomat e Specializuara, ka vazhduar edhe sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë seancës së sotme, dëshmitari i tretë në këtë rast, para trupit gjykues ka thënë që ka pasë edhe femra në vendin ku i kanë maltretuar dhe rrahur.

Kanë qenë dy femra aty. Prej njërës kam pasoja, por nuk na kanë marrë në pyetje ato por të tjerët. Kam ende shenja prej një femres aty”.

Tutje dëshmitari ka thënë që sipas tij, komandant “Cali”, nuk ka qenë gjithmonë i pranishëm kur e kanë rrahur.

Jo nuk ka qenë i pranishëm në secilin rast. Ka ndodhë që edhe s’ka qenë aty”, ka thënë dëshmitari./GazetaSinjali/