image Dëshmitari i Masakrës së Krushës së Madhe: Flas dhe pi duhan me të vdekurit

Kosovë

Dëshmitari i Masakrës së Krushës së Madhe: Flas dhe pi duhan me të vdekurit

news image

Milaim Bellanica, dëshmitar në krimet e ndodhura në Krushën e Madhe, pretendon se flet dhe pi duhan me të vdekurit e masakrës në këtë fshat të Rahovecit, shkruan Gazeta Sinjali.

Bellanica thotë se komunikon çdo ditë me të vdekurit, të cilët sipas tij i thonë se po shkel mbi gjakun e tyre.

“Çdo ditë më thonë si po shkel mbi gjakun tonë. Flas me ata, komunikoj me të vdekurit. Edhe pi duhan. I kam marrë duhanin, i kam thënë si nuk çohesh me pi duhan, ia kam marrë duhanin. Çdo ditë më thonë a të kujtohet kur ma more duhanin?”, tha ai në T7.

Tutje, ai ka deklaruar se nëna e tij e ka zënë duke folur me personat që nuk janë më.

“E shoh trupin e tij, vjen trupi e shoh, flas me ta. Dy herë nana me ka nxa t’u folë me të vdekurit. Gjithkujt i duket absurde, por mua më ndodhin”, shtoi ai.

Milaim Bellanica është dëshmitari i masakrës së Krushës së Madhe i cili xhiroi ekzekutime, fjalime të ndryshme të serbëve në Krushë të Madhe.

Pamjet e filmuara nga ai më pas u publikuan nga BBC, të cilat u bënë mollë sherri mes tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Bashës. Bellanica po e akuzon Bashën për vjedhje të videos me kohëgjatësi, siç po deklaron ai, 45 minuta, ku vetëm dy minuta, çdoherë sipas tij, janë transmetuar nga BBC-ja./Gazeta Sinjali/