image Deshi të futej në Kosovë me një veturë nga Italia të padoganuar, kapet nga Policia

Siguri

Deshi të futej në Kosovë me një veturë nga Italia të padoganuar, kapet nga Policia

news image

Prej Italisë ia kishte mësyrë Kosovës me një veturë, por një të dyshuari kosovar nuk i shkuan planet siç donte, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar prej burimeve se ai u bë cak i Policisë dhe patrulla iu afrua për kontroll.

Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndalur veturën e tij me targa të Italisë dhe gjatë kontrollit të dokumentacionit është vërejtur se i njëjti i është shmangur obligimeve doganore.

Vetura i është konfiskuar ndërsa rasti i dedikohet Doganës së Kosovës. /Gazeta Sinjali/