image Dodiku ua tregon gishtin e mesëm gazetarëve, derisa shkon në Prokurori

Botë

Dodiku ua tregon gishtin e mesëm gazetarëve, derisa shkon në Prokurori

news image

Lideri i serbëve të Bosnjë e Hercegovinës, Dodik, i cili shquhet për sjellje të paarsyeshme ka demonstruar edhe një herë vulgaritetin dhe sjelljen e papranueshme, shkruan klix.ba.

Me rastin e arritjes së sotme në Prokurori të Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik ka treguar gishtin e mesëm ekipeve të gazetarëve nga dritarja e veturës zyrtare.

Nuk mund të vlerësohet se kujt i është drejtuar me atë gjest, duke marrë parasysh se të pranishëm ishin një numër i madh i ekipeve të gazetarëve, por me siguri mund të konstatojmë se me këtë veprim ai ka dalë edhe nga kufijtë të sjelljeve të tij, me të cilat tashmë jemi mësuar, shkruan portali boshnjak.

Lideri i serbëve, Dodik, sot do të përgjigjet në Prokurori të Bosnjës në lidhje me blerjen e një vile në Dedinje.

/GazetaSinjali/