Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora performoi në Hungari të shtunën mbrëma në Festivalin e të Rinjve në Szeged.
Por, Ritës gjatë interpretimit iu hodh nga adhuruesit një flamur i Serbisë.
Këngëtarja në vend se ta largonte flamurin, e mori atë dhe e vendosi madje në krah. Ky gjest i saj ka ngjallë reagime të shumta në rrjete sociale.
E, derisa ajo po bënte këto veprime me flamurin e shtetit që ende s’e njeh Republikën e Kosovës, dikush nga publiku vërehet që e kishte flamurin kosovar.
Flamurin e shtetit më të ri evropian mund ta shihni nga sekonda 23 e videos së mëposhtme: