image Derisa ishte duke luajtur, futbollistit të Chelseat i vjedhen medaljet e LK, Superkupës dhe “Euro 2020”

Futboll

Derisa ishte duke luajtur, futbollistit të Chelseat i vjedhen medaljet e LK, Superkupës dhe “Euro 2020”

news image

Mbrojtësi Reece James ishte startues te Chelsea në fitoren ndaj Zenitit.

Blutë arriti të mposht Zenitin me rezultat 1 – 0, por mesa duket jo gjithçka ka qenë mirë për futbollistin anglez.

Hajdutët i kanë hyrë në shtëpi ku i kanë vjedhur medaljet e Ligës së Kampionëve, Superkupës dhe të argjendtën e Kampionatit Evropian.

“Në mbrëmjen e 14 shtator 2021 kur isha duke luajtur për klubin në rikthimin e Ligës së Kampionëve, një grup i hajdutëve më kanë hyrë në shtëpi”.

“Ata menaxhuan të marrin disa gjëra të rënda për mua personale në makinën e tyre. Ata morën medaljet e Ligës së Kampionëve, Superkupës së Evropës dhe të argjendtën e “Euro 2020”.

“Këto medalje u fituan derisa përfaqësoja Chelsean dhe Anglinë, ndere që askush nuk mund t’i marrë nga unë, pavarësisht që nuk kam medaljet fizike për të dëshmuar”.

“Jam duke kërkuar nga tifozët e Chelsea dhe Anglisë të më ndihmojnë t’i gjejë këta individë që nuk do pushojnë lehtë, ngase provat do i ndjekin”.

“Policia, këshilluesit e mi deh Chelsea janë prapa meje. Ne jemi duke iu afruar. Fatmirësisht askush nuk ishte kur hynë në shtëpi, por dua t’iu tregojë se jam mirë. E vlerësojmë vërtet t’iu them të gjitha keqkuptimet dhe shpresojmë t’i kapim se bashku këta individë dhe të dërgojmë në drejtësi, aty ku duhet”, shkroi ai.

James gjithashtu ka postuar disa video të hajdutëve duke i hyrë në shtëpi. /Gazeta Sinjali Sporti/