image Deri tash mbi 2.600 të vaksinuar me vaksinën antiCOVID në Kosovë

Shëndetësi

Deri tash mbi 2.600 të vaksinuar me vaksinën antiCOVID në Kosovë

news image

Në sallën “1 Tetori në Prishtinë”, me vaksinën antiCOVID të AstraZenecës, deri sot janë vaksinuar mbi 2.600 persona të moshuar.

Vetëm të hënën, deri në mesditë janë vaksinuar 85 persona më sëmundje kronike.

Koordinatori kësaj qendre të vaksinimit, Niman Bardhi, tha para mediave se deri më tani mbi 1 mijë persona të moshës mbi 75-vjeç e me sëmundje kronike janë vaksinuar.

“Edhe sot ka vazhduar vaksinimi i të moshuarve mbi  75-vjeç të shoqëruar me sëmundje kronike, dhe deri në këto çaste kemi 85 persona. Ndërsa nëse flasim në shifër nga data 8 deri më sot kemi kaluar 2.600 të vaksinuar përfshirë moshën 85-vjeç, 80-vjec dhe 75 e tutje”, tha Bardhi.

Ai gjithashtu ka sqaruar se për momentin janë duke u vaksinuar personat mbi 75-vjeç e me sëmundje kronike, pasi sipas tij, ka pasur keqinformim se po vaksinohen edhe personat nën 75 vjeç.

/Gazeta Sinjali/