image Deri tani 16 persona kanë konkurruar për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Deri tani 16 persona kanë konkurruar për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së

news image

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka njoftuar se deri tani i ka pranuar 16 aplikacione për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se sipas procedurave përkatëse ligjore, hapja e zarfeve dhe përpilimi i listës do të bëhet brenda afatit prej tetë ditësh.

“Bordi i RTK-së do të njoftojë me kohë dhe në mënyrë transparente mbi të gjitha proceduat dhe ecurinë e procesit të konkursit. Gjithashtu i gjithë procesi i vlerësimit do të jetë transparent dhe ftohen organizatat e shoqërisë civile që ta monitorojnë procesin e vlerësimit të kandidatëve”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/