Deri sot në Kosovë janë vaksinuar mbi 27 mijë qytetarë me vaksinën antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.
Më 29 mars të këtij viti, Kosova nisi vaksinimin e qytetarëve me vaksinat antiCOVID. Fillimisht janë vaksinuar profesionistët shëndetësorë, grup-mosha mbi 85 vjeç dhe personat që kanë sëmundje kronike.
Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të muajit mars me 24,000 dozat e vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Këtë javë, vendi ka pranuar edhe mbi 4 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech si donacion nga Bashkimi Evropian.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha në njoftimin ditor të premten se 170 rastet e reja me koronavirus, u konfirmuan pas testimit të 2,545 mostrave.
Shifra nënkupton që 6 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.
Kosova ka konfirmuar gjithsej 106,192 raste me koronavirus dhe 2,202 viktima.
Sipas IKSHPK-së, 97,057 pacientë janë shëruar nga koronavirusi – 389 prej tyre në 24 orët e fundit.
Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 6,933. /Gazeta Sinjali/