image Deri në pesë vjet burg për ata që keqpërdorin gjatë procesit zgjedhor

Kosovë

Prokuroria/ Deri në pesë vjet burg për ata që keqpërdorin gjatë procesit zgjedhor

news image

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala ka treguar për dënimet që do të shqiptohen në rast të keqpërdorimit të votave.

Shala ka thënë se Prokuroria e Prizrenit ka angazhuar nëntë prokurorë që ta mbikqyrin procesin zgjedhor në këtë rajon.

Ai gjithashtu është shprehur se ata që bëjnë keqpërdorime në këto zgjedhje, do të kenë probleme në punësim e zhvillim të karrierës dhe se mund të dënohen deri me 5 vjet burgim efektiv.

“Ata që bien ndesh me Kodin Penal do të ndëshkohen. Do të kenë probleme në punësim dhe zhvilim të karriereës. Dënimet variojnë deri në 5 vjet burgim. Qytetarët duhet të kenë kujdes, ndryshe do të kenë dënime të ashpra”, ka thënë Shala për T7. /Gazeta Sinjali/