Kolonat dhe pritjet në dalje të disa pikave kufitare të Kosovës me Serbinë vazhdojnë te rriten.
Gjatë paradites së sotme në dalje të Pikë Kalimit Kufitar Merdare e Dheu i Bardhë pritjet kanë arritur deri në katër orë e kolona deri deri në 3 kilometra, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Sipas raportit të QKMK-së në dalje të pikë kalimit kufitar Muçibabë e Mutivodë pritjet janë deri në 2 orë e kolonat deri në 600 metra.
Derisa në dalje të pikë e kalimeve tjera kufitare nuk ka pritje e kolona.