image Deri më tani zyrtarisht 5 persona të infektuar me koronavirus, 67 pacientë të dyshuar

Shëndetësi/ Deri më tani zyrtarisht 5 persona të infektuar me koronavirus, 67 pacientë të dyshuar

news image

Të dhënat zyrtare bëjnë me dije se numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë ka shkuar në pesë. Ndërsa vetëm sot në Klinikën Infektive në QKUK janë paraqitur 67 raste të dyshuara, raporton Gazeta Sinjali.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë datës 14 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për gjashtëdhjetë e shtatë raste të dyshimta në COVID-19. Nga data 08.02.2020 deri me 14.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 207 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Rastet e konfirmuara me koronavirus:

Burri 77-vjeçar nga Stublla e Vitisë, dy personat e tjerë 42 dhe 39 vjeçar nga Vitia. Rasti i gruas 37-vjeçare, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“. Vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës. Si dhe shtetasja e Italisë 20-vjeçare që punonte në Klinë. /Gazeta Sinjali/