Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident në Drenas. Atje një person ka marrë lëndime trupore pasi i ka rënë reklama që ishte e vendosur në një lokal në Drenas.
Në një përgjigje për Sinjalin, Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është 22-vjeçar dhe është dërguar për tretman mjekësor për shkak se ka marrë lëndime trupore.
“Lidhur me këtë incident policia në Drenas ka iniciuar një rast, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që personi i lënduar mashkull 22 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor. Nga era është shkëputë një “reklamë” e një dyqani dh e njëjta i ka rënë në kokë “, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.
Siç mëson Sinjali, viktima po kalonte nga sheshi, kur reklama e lokalit i ra dhe si pasojë i shkaktoi lëndime trupore.