Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një vetaksident që ka ndodhur sot në Bjeshkët e Deçanit, si pasojë e të cilit është lënduar një person.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Sinjalin se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, por për shkak të lëndimeve është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Sot, rreth orës 12:30, policia është informuar për një vetaksident që ka ndodhur në Bjeshkët e Deçanit, saktësisht në vendin e quajtur ‘Pllaçica e Vokshit’. Në këtë vetaksident një person ka pësuar lëndime trupore. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, por për shkak të natyrës së lëndimeve ai është transferuar në QKUK”, tha Rugova./Gazeta Sinjali/