image Dërgohet në paraburgim 42-vjeçari nga Kamenica i cili dyshohet se e mbyti gruan e tij me shufër metalike

Drejtësi

Dërgohet në paraburgim 42-vjeçari nga Kamenica i cili dyshohet se e mbyti gruan e tij me shufër metalike

news image

Është dërguar në paraburgim për 48 orë 42-vjeçari me inicialet N.M., i cili dyshohet se e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij 34-vjeçare, mesditën e sotme rreth orës 13:20, në fshatin Berivojcë të Kamenicës, raporton Gazeta Sinjali.

“I dyshuari N.M, me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, njofton Prokuroria Themelore në Gjilan.

Gazeta Sinjali raportoi se ai po dyshohet se e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij me shufër metalike.

Prokuroria Themelore në Gjilan vlerëson se me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori i rastit, policia dhe ekipa mjekësore, me ç’rast nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e të ndjerës dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Gazeta Sinjali/